Kur Zvezda u poshtërua në Prishtinë, trupvogli e këmbëvogli shqiptar që nuk ndalej

Futboll

Kur Zvezda u poshtërua në Prishtinë, trupvogli e këmbëvogli shqiptar që nuk ndalej

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Kur Zvezda u poshtërua në Prishtinë, trupvogli e këmbëvogli shqiptar që nuk ndalej

Trupvogli e këmbëvogli shqiptar që nuk ndalej dot nga mbrojtja e Cërvena Zvezdës së Beogradit. Ai ishte Mensur Nexhipi dinak dhe më së miri mund ta shihni edhe në video nga minuta e 4.24 sekonda, se çfarë bëri me mbrojtjen e klubit me nacionalist serb.

Në minutën e 7-të, Nexhipi me mjeshtri shënoi për 1:0, ndërsa në atë të 19-të u rrëzua dhe gjyqtari Enver Shariq akordoi penallti.

Batroviq shkundi portën e Lukovçanit dhe 2:0.

Në minutën e 57-të Elsner ngushtoi humbjen në 2:1. Kjo ndeshje u luajt me 1 dhjetor të vitit 1985 në kuadër të javës së 16-të. 

Prishtina renditej në vend të tetë me 18 pikë, 7 me pak se lideri Partizani dhe pesë Cërvena Zvezda që mbante atëkohë vendin e dytë.

Prishtina-Cërvena Zvezda    2:1 
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Gjyqtar: Enver Shariq.
Shënues: Nexhipi (7’), Batroviç (19’-nga penalltia) – Elsner (57’).
Prishtina: Rade Zallad, Xhevdet Muriqi, Faton Domi, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviq, Mensur Nexhipi, Favzi Rama (Kujtim Shala), Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.
Cërvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, Boshko Gjurovski, Musemiq, Millojeviq dhe Gjuroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat