Lewandowski tregon se ku qëndron problemi i Bayern Munich

Futboll

Lewandowski tregon se ku qëndron problemi i Bayern Munich

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka dhënë disa komente për formën aktuale të Bayern Munich.

Bayern nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme këtë fillim sezoni, duke bërë kështu që trajneri Niko Kovac të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Disa komente për formën e bavarezëve ka dhënë edhe ylli polak i skuadrës, Lewa, i cili ka thënë se skuadrës i mungon një lider në fushën e blertë.

“Duhet të ketë një lider në secilën skuadër, në secilën linjë: portier, mbrojtje, mesfushë, ofensivë” ka thënë Lewandowski.

“Kjo është ajo që na mungon ndonjëherë” shtoi anëtari i Bayern.

Sa i përket aspektit individual, Lewandowski është lojtari me formën më të lartë këtë edicion, duke gjetur golin në secilën ndeshje të kampionëve të Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat