Sopi: Kishim të bënim me një kundërshtar shumë të fortë siç është Drita

Futboll

Sopi: Kishim të bënim me një kundërshtar shumë të fortë siç është Drita

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Sopi: Kishim të bënim me një kundërshtar shumë të fortë siç është Drita

Feronikeli pas fitores ndaj Prishtinës, ka dështuar ta bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Dritës. Sot në “Rexhep Rexhepi”, dy skuadrat luajtën baras 0:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Agim Sopi deklaroi:“Ishte një ndeshje e vështirë duke e ditur faktin se kishim të bënim me një kundërshtar shumë të fortë siç është Drita, një skuadër mirë e organizuar dhe me mbrojtje shumë të fuqishme.

Ne krijuam disa mundësi në fillimin e ndeshjes, por që nuk ia dolëm të realizonim dhe gjërat më pas u vështirësuan.

Kemi zhvilluar tri ndeshje shumë të forta, ndaj Ballkanit, Prishtinës dhe Dritës. Futbollistët kanë vrapuar shumë dhe një pikë nga kjo përballje nuk është pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat