Pa fitues derbi shqiptar në Angli

Futboll

Pa fitues derbi shqiptar në Angli

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:13
Pa fitues derbi shqiptar në Angli

Sheffield Wed dhe Swansea ndanë pikët, duke luajtur baras 2:2 apo ishte derbi shqiptar në Angli mes Atdhe Nuhiut dhe Bersant Celinës, reprezentuesit e Kosovës!

Përballje mes reprezentuesve të Kosovës apo derbi shqiptar, që ishte dramatik deri në fund dhe përfundoi pa fitues. Forestieri (81') e Fox (90+1') shënuan për Sheffield Wed dhe Ajew (32') e Wilmot (90+6') realizuan për Swansea.

Futbollisti Nuhiu luajti plot 66 minuta për Sheffield Wed dhe Celina deri në minutën e 83-të për Swansean. Finish dramatik por pa fitues edhe pse vendasit ishin afër qëllimit.  

Swansea është në vend të katërt me 29 pikë në Championship (liga e dytë angleze) dhe Sheffield Wed është i 7-ti me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat