Llapi pësoi humbje të rëndë, ja çfarë shkruhej në dhuratën për Batatinën

Futboll

Llapi pësoi humbje të rëndë, ja çfarë shkruhej në dhuratën për Batatinën

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:46
Llapi pësoi humbje të rëndë, ja çfarë shkruhej në dhuratën për Batatinën

Llapi sot ka pësuar humbje të rëndë përpara shikuesve të vetë, duke u mposhtur nga Prishtina me rezultat 1:4.

Endrit Krasniqi, Ahmet Haliti, Ahmed Januzi dhe Armend Thaçi shënuan për fitoren e kryeqytetasve, ndërsa për nikoqirët golin e vetëm e realizoi Kastriot Selmani.

Por, kjo nuk është befasia e vetme që mori trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Për dallim nga e para e hidhur, befasia e dytë ishte e këndshme.

I pari i Llapit është befasuar edhe me një veturë luksoze. BMW X6 e priste atë para stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në këtë veturë, vëllai i kishe ngjitur edhe disa fleta, ku kishte shkruar: “Dhuratë për kryetrajnerin Tahir Batatina. Drejtori: Bejtush Batatina”, thuhet në letrën e vendosur në veturë.

E për këtë, Tahiri pasi ka parë ka thënë se nuk e ka ditur për këtë dhuratë, por kjo, siç është shprehur ai për gazetarë, ka ardhur si rezultat i organizimit të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat