Berluskoni: Ju tregoj cila është ëndrra ime

Futboll

Berluskoni: Ju tregoj cila është ëndrra ime

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:55
Berluskoni: Ju tregoj cila është ëndrra ime

Milani është një nga klubet më të suksesshme në Europë, por edhe në botë, megjithatë në vitet e fundit po kalon një formë shumë të keqe.

Një nga personat që e ngriti Milanin në majat e futbollit është Silvio Berluskoni, i cili u largua nga drejtimi i kuqezinjve para dy vitesh. Së fundmi 83-vjeçari ka dhënë një intervistë, ku shprehet se nuk do të rikthehet asnjëherë te “Djalli”, dhe se ëndrra e tij është të arrijë suksese me Monzën.

“Milani ka qenë një dashuri e shkëlqyer për mua dhe familjen time. Megjithatë e mira është të mos kthehem më, dhe nuk do ta bëj.

Tashmë unë jam në krye të Monzës, e cila po më jep kënaqësi të madhe. Ëndrra jonë është ta ngjitim këtë ekip në Serie A. Do ishte fantastike të kishim sukses me këtë ekip.”, u shpreh Berluskoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat