Bayern fiton më lehtë sesa është pritur ndaj Dortmund

Futboll

Bayern fiton më lehtë sesa është pritur ndaj Dortmund

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:30
Bayern vs Dortmund

Bayern Munich ka fituar pa telashe kundër Borussia Dortmund.

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore me rezultatin 4:0, në përballjen me skuadrën ‘Verdh e zi’.

Golin e parë në këtë takim e realizoi polaku Robert Lewandowski, kur kaluan vetëm 17 minuta lojë.

Epërsinë e bavarezëve e dyfishoi Serge Gnabry, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë e ndeshjes.

Lojtari që ka marrë flakë këtë edicion, Lewandowski, realizoi për herë të dytë në minutën e 76’, për 3:0, duke nokautuar ish skuadrën e tij.

Rezultatin e vulosi Mats Hummels, i cili shënoi në portën e gabuar, për rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, Bayern numëron 21 pikë për pozitën e tretë. Dortmund në anën tjetër ka 19 pikë për pozitën e pestë në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat