Napoli s’është për titull, s’e mposht dot as Genoan

Futboll

Napoli s’është për titull, s’e mposht dot as Genoan

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 22:48
Pamje nga ndeshja

Napoli vazhdon serinë e rezultateve negative në Serie A.

Djelmoshat e Ancelottit barazuan ndaj Genoas pa gola, për ta regjistruar këtu edhe xhiron e katërt radhazi pa fitore.

Që nga fitorja me Veronën më 19 Tetor 2019, napoletanët kanë barazuar me Spalin, Atalantën, janë mposhtur nga Roma dhe tani barazojnë me Genoan, që ka arritur të nxjerrë një pikë të artë në “San Paolo”.

Nënkampioni aktual italian shkon në kuotën e 19’të pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë, kurse Genoa me vetëm nëntë sosh renditet e 17’të në tabelën e klasifikimit.

Xhiron e ardhshme Napoli i shkon Milanit, ndërsa Genoa sërish do të jetë mysafire, ku në udhëtim do të luajë ndaj Spalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat