Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas

Futboll

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Vetëm dy orë qëndroi në krye të La Ligas, rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi.

Katalunasit shënuan fitore bindëse prej 4-1, duke iu falenderuar shkëlqimit të Messit, që dhuroi spektakël duke realizuar “hat-trick”, por jo vetëm kaq, dy nga tre golat i shënoi nga gjuajtja e lirë, për të treguar edhe njëherë se mbetet kandidati kryesor për “Topin e Artë”.

Fillimisht hapi serinë në minutën e 23’të nga pika e bardhë, para se Ozala t’i barazojë shifrat në të 44’tën. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej me barazim, në skenë doli Messi që realizoi nga gjuajtja e lirë për 2-1. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë.

Me të filluar i dyti, sërish në skenë doli “jashtëtokësori”. Madje, sërish nga gjuajta e lirë për 3-1. Në fund fare, në listën e realizatorëve hyri edhe Busquets që shënoi bukur për shifrat përfundimtare, Barcelona 4, Celta Vigo 1.

Me këtë trepikësh, katalunasit rikthehen në krye, derisa Celta mbetet e 18’ta me vetëm nëntë pikë të arkëtuara në 13’të ndeshje.

Xhiron e ardhshme, Barça i shkon Leganes, ndërsa Celta Vigo do të luajë sërish në udhëtim te “Nëndetësja e verdhë” në “Estadio de la Ceramica”, pra kundër Villarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat