Inter – Hellas Verona, ky është vlerësimi për Rrahmanin

Futboll

Inter – Hellas Verona, ky është vlerësimi për Rrahmanin

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 23:40
Amir Rrahmani

Interi me mjaft vështirësi e ka mundur në shtëpi kundër Hellas Veronas në kuadër të kampionatit  Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Giuseppe Meazza’, Interi ia doli ta mposhtë Hellas Veronën e Amir Rrahmanit me rezultat 2:1.

Matias Vecino dhe Nicolo Barella shënuan për vendasit, derisa Valerio Verre shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Kapiteni i Kosovës Rrahmani u paraqit edhe sonte nga minuta e parë derisa luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Rrahmani u shqua për një paraqitje të mirë sonte derisa kishte punë me futbollistët si Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Portali prestigjioz ‘WhoScored’ e ka vlerësuar Rrahmanin me notën 6.9 për paraqitjen e sotme.

Ndryshe, futbollisti më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Stefan de Vrij i Interit me notën 7.9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat