Messi nuk konkurron me lojtarët e tjerë – argjentinasi ka shënuar më shumë gjuajtje të lira se gjitha skuadrat evropiane

Futboll

Messi nuk konkurron me lojtarët e tjerë – argjentinasi ka shënuar më shumë gjuajtje të lira se gjitha skuadrat evropiane

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 00:15
Messi

Lionel Messi është në një tjetër nivel.

Numri 10 i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës ka vërtetuar edhe një herë sonte se është një nivel tjetër i lojtarit.

Messi kompletoi një het trik të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Celta Vigo, duke shënuar dy herë nga gjuajtja e lirë.

Gjuajtjet e lira janë kthyer në një specialitet për ‘pleshtin’ viteve të fundit, dhe këtë e thonë edhe statistikat.

Leo numëron tashmë 29 gola të shënuara nga gjuajtjet e lira, në tetë vitet e fundit.

Kjo përkthehet si më shumë se secila skuadër në top pesë ligat evropiane (tetë vitet e fundit).

Messi kundër Ronaldo? Duket se jo. Messi kundër të gjitha skuadrave evropiane tingëllon më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat