Statistika: Messi shënon het trikun numër 52 – barazon rekordin e Ronaldo

Futboll

Statistika: Messi shënon het trikun numër 52 – barazon rekordin e Ronaldo

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 00:46
Messi

Lionel Messi ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldo me het trikun numër 52.

Het triku kundër Celta Vigo ishte i 34-ti për Messi në La Liga, duke barazuar kështu rekordin e Ronaldo në kampionatin spanjoll.

Messi ka shënuar edhe tetë hat trike të tjerë në Ligën e Kampionëve, tre në Kupën e Mbretit, një në Superkupën e Spanjës, dhe gjashtë në nivelin e kombëtareve.

Argjentinasi hat trikun e tij të parë e shënoi më 10 mars të vitit 2007, kundër rivalit të përbetuar, Real Madrid.

Duhet përmendur se Cristiano Ronaldo numëron 2 tre golësha më shumë, me një total prej 54.

Mbetet të shihet se kush do të numërojë më shumë të tillë, kur asnjëri nuk do të jetë aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat