Lucescu për yllin e Serisë A: Vlen sa Mbappe

Futboll

Lucescu për yllin e Serisë A: Vlen sa Mbappe

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 07:40
Mircea Lucescu

Mircea Lucescu, ish-trajner dhe një vlerësues i mirë i talenteve, e njeh shumë mirë Douglas Costan-n, heroi i Juventus-it në transfertën e vështirë në Moskë.

"Kur kam parë golin kundër Lokomotiv-ës, më ka dalë natyrshëm një 'ohhhhh!'. Më thërret baba që nga koha e Shakhtar Donetsk. Ka realizuar një gol shumë të bukur në Champions, por ka cilësitë e duhura për të shënuar gola të tillë në çdo ndeshje", ka thënë Lucescu për Tuttosport.

"Kini besim tek unë që e njoh shumë mirë. E kam marrë në Europë nga Brazili kur ishte vetëm 20 vjeç dhe e kam parë shpesh të dhurojë magji të tilla. Douglas Costa nuk ka asgjë për t'i pasur zili Mbappe-së me cilësitë që ka. Ka fytyrën e një fëmije, por është një kampion".   

"Juventus ka sulmin më të fortë i Champions-it? Mendoj se po! Nuk po flasim vetëm për sulmues të mëdhenj, por janë edhe lojtarë që plotësojnë njër -tjetrin. Sarri ka një sulm të shkëlqyer".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat