Arsenal synon Luis Enriquen si zëvendësues të Unai Emery

Futboll

Arsenal synon Luis Enriquen si zëvendësues të Unai Emery

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 08:11
Luis Enrique

Unai Emery është buzë shkarkimit nga posti i trajnerit, tek skuadra e Arsenal.

Humbja e pësuar mbrëmë nga Leicester City mund të jetë goditja e fundit që Emery merr, para se të shkarkohet nga pozita e krye-trajnerit tek skuadra e Arsenal.

‘Daily Mail’ raporton se Arsenal tashmë veç kanë një emër në listën e zëvendësuesve potencial për Emery.

Bëhet e ditur se Raul Sanllehi ka kontaktuar me ish trajnerin e kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, rreth një marrëveshje të mundshme.

Arsenal aktualisht renditet në pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se skuadra që mbanë pozitën numër katër në tabelë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim të madh për Emery gjatë kësaj dite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat