‘Mirësevjen vëlla’ – Banerët në përkrahje të futbollistit anglez mbulojnë Prishtinën

Futboll

‘Mirësevjen vëlla’ – Banerët në përkrahje të futbollistit anglez mbulojnë Prishtinën

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 08:34
Raheem Sterling

Raheem Sterling duket se do të ketë një ndeshje të paharruar në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikueseve drejt Euro 2020, ku përballë do të ketë Çekinë dhe Anglinë.

Ndeshja kundër Anglisë do të luhet në Prishtinë, dhe për anglezët po përgatitet një pritje më shumë sesa madhështore.

Sterling ka vuajtur shumë gjatë kësaj kampanje kualifikuese, duke u përballur me racizëm si në Bullgari, ashtu edhe në Mal të Zi.

Deklaratat e yllit anglez bënin të ditur se ai pret një çasje të tillë në gjithë Ballkanin, por duket se do të provohet gabim.

Butiku ‘buzëmustaqe’, i cili gjendet në Prishtinë, tek rruga ‘Rexhep Luci’, ka vendosur një baner të madh me fotografinë e Raheem Sterling, me mbishkrimin ‘Mirësevjen broo(vëlla)’.

Image

Sterling pritet t’i bëhet një pritje e madhe edhe në stadium, nga tifozët ‘Dardanët’.

Mbetet të shihet se çfarë tjetër do të përgatisin tifozët për kombëtaren e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat