Barcelona triumfoi në mënyrë spektakolare mbrëmjen e kaluar ndaj Celtës me shifrat 4-1.
Por triumfi u zbeh disi nga dëmtimi i Nelson Semedos.
Portugezi la fushën mes dhimbjeve në minutën e 23-të, ku Busquets mori vendin e tij.
Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruan se mbrojtësi ka një dëmtim në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për të paktën 5 javë.
Kështu, Semedo rrezikon seriozisht të humbasë “El Clasicon” ndaj Realin, përballje që do të luhet në 18 dhjetor.