Virgil Van Dijk është vetëbesim maksimal para ndeshjes kundër Manchester City.
Liverpool dhe Manchester City do të kontestojnë njëra tjetrën në ‘Anfield’, sot, me fillim nga ora 17:30.
Kjo ndeshje mund të vendos shumëçka edhe sa i përket garës për titullin e kampionit në Premierligë, pasur parasysh se Liverpool prinë me gjashtë pikë në krye të tabelës.
Përkundër presionit të madh, Van Dijk ka thënë se ‘Reds’ nuk e njohin fjalën frikë.
“Ne nuk shohim aq larg përpara, sepse kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe e dimë se City kanë skuadër fantastike. Por, nuk kishte panik në sezonin e kaluar, kur garonim për titullin” ka thënë Van Dijk.
“Nuk kam frikë. Nuk duhet të kesh frikë kur je në fushën e blertë. Frikë është ajo që nuk ndjehet tek Liverpool” ka thënë ndër të tjerash holandezi.
Liverpool është akoma në ndjekje të ëndrrës 30 vjeçare – titullit të parë në Premierligë.