Ndeshja me Andorrën, Reja apel tifozëve

Futboll

Ndeshja me Andorrën, Reja apel tifozëve

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:04
Edi Reja

Gjatë konferencës për shtyp, ku foli mbi stadiumin e ri, rinovimin e kontratës apo motivimin e skuadrës pas kualifikueseve, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja lëshoi një apel ndaj tifozëve sa i takon ndeshjes me Andorrën.

“Interesi për Andorrën nuk është i lartë, por dua të bëj një apel. Ata që munden të vijnë të na japin një ndihmë për ndeshjen me Andorrën, nuk duhet ta injorojnë këtë ndeshje”, u shpreh ai.

Më tej shtoi:

“Kërkoj me mirësjellje, kush mundet të na vijë që të na ndihmojë pasi kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Pa tifozë nuk ka futboll!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat