Barella flet për golin ndaj Veronas: Më i bukuri i karrierës sime

Futboll

Barella flet për golin ndaj Veronas: Më i bukuri i karrierës sime

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:26
Nicolo Barella

Nicolo Barella ishte heroi i mbrëmjës së kaluar në Milano.

Inter arriti të merrte tri pikët në përballjen kundër Veronës, falë një goli jashtëzakonisht të bukur të Nicolo Barella.

Skuadra e Conte fitoi me përmbysje, duke i bërë tri pikët edhe më të bukura. Pas ndeshjes, komentet e tij ka dhënë edhe mesfushori që shënoi golin e fitores. Ai e ka cilësuar golin e tij si më të bukurin në karrierën e tij të deri tanishme.

“Mendoj se ishte goli më i bukur i karrierës sime” ka thënë shkurt Barella.

Italiani festoi si i çmendur pasi shënoi golin, duke u ndëshkuar edhe me kartonin e verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat