Rrahmani një mbrojtës i patrembur, mbuloi Lukakun

Futboll

Rrahmani një mbrojtës i patrembur, mbuloi Lukakun

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Rrahmani një mbrojtës i patrembur, mbuloi Lukakun

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, po vazhdon shkëlqimin në Serie A.

Pas duelit kundër Interit, specialistët e “Eurosport”-it i dhanë notën 6.5, por në disa media të tjera figuroi edhe nota 7 për qendërmbrojtësin e Kosovës

“Konfirmimi i radhës nga ana e tij.

Në lojën në ajër, vështirë që ta frenonte dikush, por në të njëjtën kohë ishte i vetmi që nuk iu tremb dhe ai që luftoi në çdo duel, trup më trup me gjigantin Lukakun. Shkurt, një mbrojtës shumë i zoti dhe mjaft i fuqishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat