Hoeness zbulon arsyen e shkarkimit të Kovac, edhe lojtarët kishin gisht

Futboll

Hoeness zbulon arsyen e shkarkimit të Kovac, edhe lojtarët kishin gisht

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:24
Uli Hoeness

Uli Hoeness ka zbuluar arsyen e shkarkimit të Niko Kovac nga posti i trajnerit të Bayern Munich.

Bayern Munich ka shkarkuar Kovac nga pozita e trajnerit të skuadrës gjatë kësaj jave, pas rezultateve aspak të mira në këtë fillim sezoni.

Humbja 5:1 nga Eintracht Frankfurt ishte goditja fatale që trajneri kroat pranoi, por duket se arsye për shkarkimin ishin edhe disa lojtarë të skuadrës.

Kështu të paktën ka thënë presidenti i Bayern, Uli Hoeness, bën të ditur ‘ ZDF’.

“Një numër i lojtarëve nuk donin të punonin më me Kovac. Kishte të tillë brenda skuadrës që e donin jashtë Kovacin. Kjo ishte arsyeja pse bordi reagoi” ka thënë Hoeness.

Bayern aktualisht po udhëhiqet nga Hansi Flick, i cili siguroi një fitore 4:0 kundër Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat