Drenica befason liderin! Baras në ‘Riza Lushta’

Futboll

Drenica befason liderin! Baras në ‘Riza Lushta’

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:54
Drenica befason liderin! Baras në ‘Riza Lushta’

Skuadra e Drenicës nga Skenderaj kthehet me një pikë të madhe nga Gjilani, duke barazuar me rezultat 1:1 me liderin Gjilanin, në takimin e javës së 15-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Në minutën e 39-të, penallti për Gjilanin, pasi që me dorë kishte luajtur Drilon Lladrovci.  Fiton Hajdari ka qenë i saktë nga penalltia dhe kaloi në epërsi gjilanasit me 1:0.

Në minutën  e 71-të, Harmon barazon rezultatin dhe i sjellë një pikë të madhe Drenicës. Në minutat shtesë Harmon u ndëshkua me karton të kur dhe u përjashtua nga loja.  Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 ndahet baras (0:0) me Ballkanin nga Theranda.

Pikë e madhe për Ballkanin, kurse Trepça ’89 pati më shumë raste por mbeten të kënaqur me një pikë. Gjilani kryeson renditjen me 31 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 31, Drenica renditet në vend të shtatë me 21 dhe Trepça ’89 në pozitën e tetë me 20 sosh.

IPKO Superliga e Kosovës
Gjilani-Drenica    1:1
Trepça '89-Ballkani    0:0
Llapi-Prishtina    1:4
Feronikeli-Drita    0:0
E hënë
Vushtrria-Ferizaj    13.00
Dukagjini-Flamurtari    13.00

Tabela 
1. Gjilani    15    10    1    4    31
2. Ballkani    15    9    4    2    31
3. Drita    15    8    4    3    28
4. Prishtina    15    8    3    4    27
5. Llapi    15    7    3    5    24
6. Feronikeli    15    7    2    6    23
7. Drenica    15    5    6    4    21
8. Trepça ’89    15    5    5    5    20
9. Flamurtari    14    3    3    8    12
10. Ferizaj    14    4    0    10    12
11. Vushtrria    14    2    3    9    9
12. Dukagjini 14    2    2    10    8
Në javën e ardhshme do të takohen: Prishtina-Trepça '89, Drita-Llapi, Ballkani-Gjilani, Flamurtari-Feronikeli, Drenica-Vushtrria dhe Ferizaj-Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat