Monchengladbach përforcon kreun, ditë e keqe për Rashicën

Futboll

Monchengladbach përforcon kreun, ditë e keqe për Rashicën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 15:25
Monchengladbach përforcon kreun, ditë e keqe për Rashicën

Monchengladbach vazhdon me lojëra të mira dhe si rezultat i kësaj përforcohen edhe në kreun e tabelës në Bundesliga I. 

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, me ekipin e Werderit patën një ditë të keqe dhe pësuan humbje të rëndë me 3:1 në konak të Monchengladbach-it. 

Bensebaini (20'), Herrmann (22' e 59') shënuan për fitoren e madhe të Monchengladbach-it. Në minutën e 53-të, Klaassen dështoi nga penalltia dhe lëshoi mundësinë ta ngushtoi humbjen. Në fund të takimit Bittencourt shënon pas asistimit të Rashicës.

Rashica u paraqit i plot por nuk iu shkoi ndaj rivalit të disponuar. Monchengladbach prinë me 25 pikë, ka katër më shumë se Leipzig-u dhe Bayerni, kurse Werderi renditet më pozitën e 14-të me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat