Mavraj: Më vjen keq për Shqipërinë

Futboll

Mavraj: Më vjen keq për Shqipërinë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:40
Mavraj: Më vjen keq Për Shqipërinë

Mërgim Mavraj nuk do të jetë dot në fushë për dy ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë, ndaj Andorrës dhe Francës, pasi vuan nga një dëmtim.  

Mbrojtësi shqiptar ka një problem në shpatull, kështu ai ka humbur dhe sfidat me Greuther Furthin.

Mavraj përmes një postimi në “Instagram”, shpreh keqardhjen e tij për mungesën, pasi nuk mund të ndihmojë kombëtaren.

“Një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull, më detyron të mungoj në ndeshjet mbyllëse të edicionit eliminator me Kombëtaren dhe me vjen keq që nuk do të mund të jap kontributin tim dhe të jem mes jush në përurimin e stadiumit të ri kombëtar. Por, si gjithmonë jam tifozi i parë kudo që të jem”, shkruan Mavraj në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat