Manchester Utd ngadhënjeu me rezultat 3:1 në përballje me Brightonin, në ndeshjen e javës së 12-të të Premier League.
“Djajtë e Kuq” fituan tri pikë të mëdha në luftë për katër vendet e para.
Për Manchester Utd shënuan: Andreas Pereira (17’), Davy Propper (18’-autogol), Marcus Rashford (66’) dhe për Brighton Lewis Dunk (64’).
Manchester Utd ngritët në vend të shtatë me 16 pikë por ka një më shumë se Brighton në pozitën e 11-të.