Strakosha fiton me Lazion, Berisha një pikë me Spal-in 

Futboll

Strakosha fiton me Lazion, Berisha një pikë me Spal-in 

Nga: K. Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:55
Correa

Në Serie A Lazio ndali tri pikë në konak të vetin, duke e mundur me 4:2 Leccen. Portieri Thomas Strakosha tregoi formë të mirë dhe iu gëzua trepikëshit të Lazios. 

Correa (30' e 80'), Milinkoviq-Saviq (62') e Immobile (77'-nga penalltia) shënuan për Lazion dhe Lapadula (40') e La Mantia (85') për Leccen.   Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha u paraqit nga minuta e 86-të për Lazion, e cila renditet në vend të tretë me 24 pikë dhe Lecce është në pozitën e 16-të me 10 sosh.

Etrit Berisha me Spal importuan një pikë nga Udunese. Ata si mysafir luajtën baras 0:0 me Udinesen.

Portieri Berisha bëri paraqitje shumë të mirë. Udinese është në vend të 12-të me 14 pikë dhe Spal i parafundit (i 19-ti) me 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat