Rashica me deklaratë kritike

Futboll

Rashica me deklaratë kritike

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Rashica me deklaratë kritike

Milot Rashica është deklaruar pas ndeshjes me Werder Bremenin ku ai ishte ndër protagonistët e ekipit të tij.

Werderi u mposht nga lideri i Bundesligës, Borussia Moenchengladbach, në udhëtim me rezultat 3:1. Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, asistoi te Leonardo Bittencourt që e shënoi golin e vetëm të Wederit në këtë ndeshje, në minutën e 90-të.

Rashica pas ndeshjes tha se s’është aspak i lumtur me rezultatin.

“Natyrisht se jemi të pakënaqur me rezultatin. Tani kemi ca kohë për të analizuar çka shkoi gabim”, tha Rashica duke iu referuar faktit se do të ketë pushim për klubet, pasi është radha e ndeshjeve të kombëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat