Liverpooli i madh gjunjëzon kampionin! 

Futboll

Liverpooli i madh gjunjëzon kampionin! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Liverpooli i madh gjunjëzon me rezultat 3:1 kampionin në fuqi, Manchester Cityn, në derbin e madh të Premier League.

Image

Trajneri Jurgen Kloop doli më i suksesshëm se homologu i tij Pep Guardiola. Lojë e madhe e Liverpoolit në përballje me kampionin në fuqi dhe një fitore shumë e vlefshme në luftë për titullin e kampionit.

Kampioni në fuqi i Evropës bëri lojë shumë të mirë,  me veprime të rrjedhshme dhe secili gol ishte më i bukur se tjetri, sidomos ai i pari që e realizoi futbollisti Fabinho. Në minutën e 6-të, kur menduan mbrojtësit e Cityt se shmangën rrezikun, topi shkon deri te Fabinho i cili nga rreth 25 metra godet furishëm dhe topi përplaset në këndin e djathtë të portierit Bravo, 1:0. Një veprim i shpejt dhe shkollor,  Robertson nga një distancë rreth 30 metra harkoi për bukuri dhe Mohamed Salah shënon me kokë për 2:0.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-t, pothuajse nga rivënia e këndit Henderson harkoi për bukuri dhe Sadio Mane reagoi edhe më mirë, me kokë thellon epërsinë, 3:0.  

Manchester City kërkonte me ngulm golin dhe ia doli në minutën e 78-të. Pas një presionit të madh, brenda 16-shit gjendet Bernardo Silva i cili godet me të parën nga rreth 14 metra dhe topi futet në këndin e majtë të portierit Alisson, 3:1.

Liverpooli fitoi tri pikë të mëdha, tri pikë të shkëputjes nga kundërshtarët tjerë. Pas 12 javëve Liverpooli kryeson me 34 pikë apo me një seri fantastike, 11 fitore e 1 barazim, pa humbje, ka plus 8 pikë më shumë se Leicester City dhe Chelsea që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë, kurse Manchester City është në pozitën e katërt me 25 sosh.

Liga e Anglisë
Liverpool-Manchester City    3:1 (2:0)
Manchester Utd-Brighton    3:1 (2:0)
Wolves-Aston Villa    2:1 (1:0)
Newcastle-Bournemouth    2:1 (1:1)
Leicester-Arsenal    2:0 (0:0)
Burnley-West Ham    3:0 (2:0)
Southampton-Everton    1:2 (0:1)
Tottenham-Sheffield Utd    1:1 (0:0)
Chelsea-Crystal Palace    2:0 (0:0)
Norwich-Watford    0:2 (0:1)

Tabela
1. Liverpool    12    11    1    0    34
2. Leicester    12    8    2    2    26
3. Chelsea    12    8    2    2    26
4. Manchester City    12    8    1    3    25
5. Sheffield Utd    12    4    5    3    17
6. Arsenal    12    4    5    3    17
7. Manchester Utd    12    4    4    4    16
8. Wolves    12    3    7    2    16
9. Bournemouth    12    4    4    4    16    
10. Burnley    12    4    3    5    15
11. Brighton    12    4    3    5    15
12. Crystal Palace    12    4    3    5    15
13. Newcastle    12    4    3    5    15
14. Tottenham    12    3    5    4    14
15. Everton    12    4    2    6    14
16. West Ham    12    3    4    5    13
17. Aston Villa    12    3    2    7    11
18. Watford    12    1    5    6    8
19. Southampton    12    2    2    8    8
20. Norwich    12    2    1    9    7

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat