Lajme të mira nga Edon Zhegrova

Futboll

Lajme të mira nga Edon Zhegrova

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:49
Edon Zhegrova

Baseli e ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të javës së 14-t në Superligën zvicerane.

Në udhëtim, Baseli i Marcel Koller ka triumfuar kundër Luganos me rezultat bindës 0:3.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, i cili ngadalë po merr besimin e trajnerit Koller.

Zhegrova luajti 84 minuta, derisa u shqua për një paraqitje të mirë në fushë. Nga ‘Sofa Score’, prishtinasi u vlerësua me notën 6.8.

Nga ana tjetër, sulmuesi tjetër nga Kosova Kemal Ademi, i cili shënoi edhe një gol sot, u vlerësua me notën 7.1.

Nga ana tjetër, mesfushori shqiptar Taulant Xhaka i cili luajti 74 minuta sot, u vlerësua me notën 6.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat