Ronaldo zëvendësohet sërish, Sarri e largon edhe nga derbi!

Futboll

Ronaldo zëvendësohet sërish, Sarri e largon edhe nga derbi!

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Juventusit aktualisht është duke u ballafaquar me Milanin.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka befasuar sërish, pasi vetëm dhjetë minuta pas pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo u largua nga loja.

Cristiano Ronaldo u largua nga loja – për t’i lëshuar vendin Paulo Dybalas.

Megjithatë, Ronaldo nuk qëndroi fare tek banka rezervë – por kaloi direkt tek tuneli dhe shkoi në zhveshtore.

Kjo lë të kuptohet se atij nuk i ka pëlqyer fare ky vendim i Sarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat