Milani bën ndeshjen më të mirë të sezonit por fiton Juventusi

Futboll

Milani bën ndeshjen më të mirë të sezonit por fiton Juventusi

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Juventus ka mposhtur Milanin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Serie A.

Zonja e Vjetër nuk krijoi shumë raste dhe realizoi në momentet më të mira të Milanit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Dybala në minutën e 77-të të ndeshjes.

Ai realizoi pasi hyri në lojë në vend të Cristiano Ronaldos.

Në anën tjetër Milani bëri ndoshta ndeshjen më të mirë deri më tani por që nuk arriti të realizoj.

Pas fitores, Milani është në vendin e parë me 32 pikë, një më shumë se Interi derisa Milan mbetet në vendin e 14-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat