Sarri: Ja pse e largova Ronaldon nga loja

Futboll

Sarri: Ja pse e largova Ronaldon nga loja

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 23:41
Cristiano Ronaldo

Skuadra e Juventusit ka fituar derbin e madh italian ndaj Milanit.

Juve ka mposhtur Milanin me rezultatin e ngushtë 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel e ka shënuar, Paulo Dybala në minutën e 78’të të ballafaqimit.

Dybala u inkuadrua në vendin e Ronaldos në minutën e 55’të, me portugezin që lëshoi fushën me nervozizëm.

Trajneri i Juventusit, Sarri ka zbuluar arsyen e largimit të Ronaldos nga fusha e blertë.

“Ronaldo? Nuk është problem. Ne duhet ta falënderojmë atë sepse ai e bëri veten të disponueshëm për të luajtur në kushte të jashtëzakonshme, andaj preferova ta zëvendësoja. Nëse ai zemërohet është normale, veçanërisht pasi ka bërë sakrifica për të qenë në fushë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat