Hoeness: Gjithçka shkoi siç e imagjinova, Kovac-it i bëra një nder me shkarkimin

Futboll

Hoeness: Gjithçka shkoi siç e imagjinova, Kovac-it i bëra një nder me shkarkimin

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 00:47
Uli Hoeness

Nuk mund të kishte një mënyrë më të mirë për t'i thënë lamtumirë presidencës së tij  te Bayern Munich. Uli Hoeness do të largohet pas një fitoreje 4-0 ndaj rivalëve të përhershëm, Borussia Dortmund.

"Kur kam shkuar në stadium, kam kuptuar se do të ishte ndeshja ime e fundit si president. Shpresoja që të shkonte mirë. Skuadra ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer nga minuta e parë deri te sekonda e fundit. Nuk i kemi dhënë mundësi Dortmund-it të kundërpërgjigjet. Kështu e kisha imagjinuar largimin tim nga presidenca", ka thënë Hoeness për Goal.  

"Mendoj për të premten e ardhshme (dita e mbledhjes së asamblesë se përgjithshme, më pas të hënën do të zyrtarizohet largimi). Më mirë të largohesh me një fitore 4-0, se sa me një humbje. Jam krenar për tituj e fituar, më shumë se 60-të".

Hoeness ka folur edhe për lamtumirën e Kovac-it dhe ndikimin e mirë të Flick, ish-zëvendësi i kroatit: "Skuadra e ka kuptuar se nuk ka justifikime. Kovac është një mik dhe besoj se i kam bërë një nder duke e shkarkuar".

"Për sa kohë do të qëndrojë Flick në drejtim të skuadrës? Nuk e di. Mendoj se kemi edhe pak kohë për të vendosur", ka thënë presidenti i bavarezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat