Lacazette ende beson te Nicolas Pepe

Futboll

Lacazette ende beson te Nicolas Pepe

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 09:35
Alexandre Lacazette

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka thënë se sulmuesi Nicolas Pepe gradualisht po arrin t’i tregojë kualitetet e tij si lojtar në fushë.

Pepe u transferua gjatë afatit veror në Arsenal nga Lille për 72 milionë euro dhe nuk ka arritur të tregojë të gjitha kualitetet e tij.

Sipas futbollistit francez, me kalimin e kohës sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të arrijë nivelin me të lartë me “Topçinjtë”.

“Ka filluar ngadalë të mësojë gjuhën angleze. Në fushë kupton më mirë dhe kërkohet më shumë në Premier Ligë. Duhet t’i japim kohë. Me kualitetet që posedon, ai mund të bëjë gjithçka. Nuk shqetësohem për nivelin që do të arrijë me klubin”, deklaroi ai.

Arsenal vazhdon me formën jo të mirë, derisa pardje u mposhtën nga Leicester City (2-0). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat