James: United duhet të besojë që mund të fitojë çdo ndeshje - Bota Sot
James: United duhet të besojë që mund të fitojë çdo ndeshje

Futboll

James: United duhet të besojë që mund të fitojë çdo ndeshje

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Sulmuesi i Manchester United, Daniel James beson që klubi mund të fitojë çdo ndeshje.

United fitoi ndeshjen e fundit ndaj Brightonit me rezultat 3-1, ndërsa ndeshjen e radhës pas pushimit ndërkombëtar do ta zhvillojnë kundër Sheffield United.

Uellsiani ka thënë se është i lumtur që ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar.

“Të fitojmë këto tri pikë para se të shkojmë në pushimin internacional është e mrekullueshme. Kemi shumë ndeshje kur të kthehemi, disa në kupë dhe në Premier Ligë, por duhet të besojmë që mund të fitojmë çdo ndeshje, sepse mund ta bëjmë këtë gjë”, deklaroi ai.

United është në vendin e shtatë me 16 pikë, 18 pikë me pak se i pamposhturi Liverpool.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat