Correa: I detyrohem Atleticos jetën time

Futboll

Correa: I detyrohem Atleticos jetën time

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:07
Angel Correa

Sulmuesi i Atletico Madrid, Angel Correa insiston që është i fokusuar te Atletico Madrid.

Argjentinasi luajti mjaft mirë në fitoren e të shtunës ndaj Espanyol, dhe arriti të shënoi gol në fund të pjesës së parë.

Correa ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe i detyrohet klubit shumë gjëra, për shkak të besimit që i ka dhënë.

“Jam i lumtur që po mundem t’i ndihmoj klubit. Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë. Është e qartë se jam i lumtur. E dua klubin, i detyrohem me jetën time. Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Pavarësisht kësaj argjentinasi mbetet i lidhur me një kalim larg kampionatit spanjoll, me gjigantin italian Milan të interesuar.

Ndërsa Atletico në La Liga është në vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se Barcelona që është lider.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat