Mino Raiola e dëshiron rikthimin e Pogbas te Juventusi

Futboll

Mino Raiola e dëshiron rikthimin e Pogbas te Juventusi

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 18:22
Paul Pogba

Tashmë është bërë e ditur se Paul Pogba e dëshiron largimin nga Manchester United.

Mesfushori francez ishte shumë afër të largohej në verën e kaluar nga Djajtë e Kuq, por në fund vendosi të qëndronte.

Real Madridi dhe Juventusi ishin dy skuadrat që i kërkonin me ngulm shërbimet e mesfushorit, por United refuzonte ta shiste.

Mirëpo, La Gazzetta dello Sport tani raporton se Mino Raiola po e bind fituesin e Kupës së Botës që të rikthehet te Zonja e Vjetër.

Francezi kishte kohën e tij të artë te kampioni i Serie A-së, andaj agjenti italian dëshiron që sërish të bashkëpunojnë me torinezët.

Në rast se Raiola e bind Pogban të kalojë në Allianz Stadium, atëherë Manchesteri do të fitonte rreth 130 milionë euro nga shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat