Dardanët me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Angli

Futboll

Dardanët me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Angli

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 20:39
Dardanët

Tifo-grupi Dardanët kanë lëshuar një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Angli.

Tifozët e Kosovës po përgatiten për një pritje madhështore për Kombëtaren e Anglisë, e cila në ‘Fadil Vokrri’ zbret më 14 nëntor.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë do të jetë e fundit për Kosovën në kampanjën e kualifikueseve për Euro 2020.

Për këtë ndeshje duket se Dardanët kanë planifikuar diçka madhështore.

Më poshtë ua përcjellim njoftimin e plotë të Dardanëve.

Njoftim nga Dardanët

Njoftohen të gjitha mediat në Kosovë që nesër në ora 12, në selinë e Dardaëve, përballë ish Fabrikës së Tjegullave (afër hekurudhës) udhëheqësia e Dardanëve do ta njoftojnë opinionin për të gjitha përgatitjet e bëra për dy ndeshjet e radhës, të enjtën kundër Çekisë dhe të dielen kundër Anglisë. Gjatë kësaj konference do të jepen shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat