Mourinho tallet keq me Guardiolën: Duhej të luante si unë... ndaj Liverpool

Futboll

Mourinho tallet keq me Guardiolën: Duhej të luante si unë... ndaj Liverpool

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Guardiola, Mourinho dhe Kloop

Ishte ndeshja më e madhe e Premier League deri tani, këtë sezon. Liverpool-Manchester City konfirmoi skuadrën e Jurgen Klopp, që tashmë dominon kampionatin anglez. Fitorja 3-1 ishte edhe një triumf personal i trajnerit gjerman ndaj Pep Guardiolës. Për këtë sfidë midis dy skuadrave më të mira angleze nuk ngurroi ta thoshte fjalën e tij edhe José Mourinho. Në rolin e analistit të “Sky Sport”, ai nuk i kurseu shigjetat për "armikun" e të gjitha kohërave, trajnerin e “qytetarëve”. 

“Ndeshja ishte vërtet e mirë. Të gjithë e dinë se sa i fortë është Liverpool. Unë besoj se Manchesteri është një qytet shumë i bukur, që të qajë një javë të tërë për një episod, - ironizoi Mourinho, duke iu referuar disa vendimeve të arbitrave, të cilat e irrituan pa masë Guardiolën. - Stafi dhe lojtarët e Manchester City duhet të përqendrohen në mënyrën se si të luajnë dhe çfarë nevojitet të përmirësojnë. 

Sa herë që luaja kundër Liverpool-it, duke mos pasur një ekip të shkëlqyer si “Reds”, gjithmonë shqetësohesha për distancat midis katër mbrojtësve të mi. Kur një ekip luan si ata, me Firmino, që vepron në mes të linjave dhe krijon rreziqe; me Salah dhe Mané, që shfrytëzojnë gabimet dhe kalojnë pas kundërshtarëve të tyre, ju duhet të luani fort, t'i merrni mirë masat në prapavijë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat