Revolta e lojtarëve të Napolit, De Laurentiis merr vendimin edhe për Elseid Hysajn!

Futboll

Revolta e lojtarëve të Napolit, De Laurentiis merr vendimin edhe për Elseid Hysajn!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 00:29
Elseid Hysaj

Aurelio De Laurentiis është rikthyer në qendër të vëmendjes mëngjesin e sotëm, teksa siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, ka kërkuar largimin e disa prej lojtarëve më kryesorë të ekipit të tij.

Insigne, Allan, Callejon, Mertens e Koulibaly ishin emrat e përmendur fillimisht nga numri një i klubit napolitan, ndërsa në fund është folur edhe për mbrojtësin tonë të Kombëtares, Elseid Hysajn. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta”, edhe Elseid Hysaj, së bashku me Ghoulam janë në listën e lojtarëve që De Laurentiis kërkon të largojë në janar nga Napoli i tij.

Tashmë, pritet për të parë se çfarë do të ndodhë në janar, me mbrojtësin tonë që edhe në verë ishte pranë largimit nga “San Paulo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat