United gati 80 milionë euro për ish-lojtarin e vet

Futboll

United gati 80 milionë euro për ish-lojtarin e vet

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 00:58
Wilfried Zaha

Manchester United është duke zhvilluar një ndër sezonet më të dobët në 3 dekadat e fundit.

Duke parë gjendjen nëpër të cilën po kalon klubi, drejtuesit e United ia kanë vënë syrin lojtarit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha si njeriun e duhur për të përforcuar repartin e sulmit.

Zaha ka luajtur më parë në “Old Trafford” në vitin 2013, por asaj kohe ishte një talent i cili nuk arriti të bindte me aftësitë e tij

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se sulmuesi dëshiron një rikthim në Manchester për t’i treguar të gjithë vlerat që disponon.

Skuadra e drejtuar nga Ola Solskjaer për të siguruar shërbimet e Zaha duhet të shpenzoi 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat