Trajneri i Anglisë tregon pse u suspendua Sterling

Futboll

Trajneri i Anglisë tregon pse u suspendua Sterling

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 08:37
Raheem Sterling

Raheem Sterling është përjashtuar nga Kombëtarja e Anglisë për ndeshjen kundër Malit të Zi.

Sulmuesi i Manchester Cityt të hënën pasdite është përfshirë në një zënkë me Joe Gomez, e cila erdhi si pasojë e asaj që kishte nisur në derbin e së dielës në Premierligë.

Pas vendimit për të mos konsideruar Sterlingun për ndeshjen kundër Malit të Zi, ka folur edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

“Ne kemi marrë vendim që të mos konsiderojmë Raheem Sterlingun për ndeshjen kundër Malit të Zi të enjten”, ka deklaruar Southgate.

“Një nga sfidat dhe pikat tona të mëdha është që të jemi në gjendje të mbajmë larg kombëtares rivalitetin e klubeve. Fatkeqësisht, emocionet e lojës ishin akoma këtu”.

“Ndjej se vendimi më i mirë për ekipin është ai që kemi marrë. Tani që vendimi është marrë në marrëveshje me gjithë skuadrën, është e rëndësishme që të mbështesim lojtarët dhe të fokusohemi për ndeshjen e së enjtes”.

Nuk deklaratën e Southgate, askund nuk ceket nëse Sterling do të paraqitet kundër Kosovës ditën e diel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat