Futbollisti i Çekisë tregon se çfarë mund të bëjnë me Kosovën 

Futboll

Futbollisti i Çekisë tregon se çfarë mund të bëjnë me Kosovën 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Futbollisti i Çekisë tregon se çfarë mund të bëjnë me Kosovën 

Çekia është në presion të sfidës me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen e vlefshme të grupit A, të parafundit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.  

Ndeshje sikurse finale, sepse Çekisë dhe Kosovës i duhet fitorja gjithsesi, sfidë që luhet me 14 nëntor në orën 20.45 në stadiumin Plzen. 

Çekia është në vend të dytë me 12 pikë, ka një me shumë se Kosova që renditet në vend të tretë.  
Futbollisti Petr Sevcik, që luan në pozitën e mesfushorit, është i lumtur që do të jetë në ndeshjen vendimtare. 

‘Nëse e mposhtin Kosovën në Plzen të enjten, Çekia do të sigurojnë pjesëmarrjen në kampionat vitin e ardhshëm”, shkruan në faqen e Federatës së Futbollit të Çekisë. 
"Të jesh në ndeshjen kryesore ku mund të festojmë kualifikimin është absolutisht fantastike”, tha mes të tjera Sevcik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat