Salihu tregon se për çfarë e kishte ftuar burri i Cecës në Prishtinë!

Futboll

Salihu tregon se për çfarë e kishte ftuar burri i Cecës në Prishtinë!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:22
Krimineli Arkan

Ish futbollisti i Prishtinës, Eroll Salihu, sot është në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, ka thënë se nuk ka dashur të luante për Prishtinën fantome kur president i klubit ishte emëruar Zhelko Razhnatoviq apo ndryshe i njohur me nofkën “Arkani”.

“Ai më kishte kërkuar që të luaja për Prishtinën. Por unë i thash vetes, nuk do të luaj kurrë për të. E dija se çfarë krimineli ishte Arkani.

Pas luftës, përkatësisht në janar të vitit 2000 ai ishte vrarë në Beograd”, tha Salihu.

Krimineli Zhelko Razhanatoviq është vrarë në vitin 2000 nga vet Serbia, ndryshe ka qenë i martuar me këngëtaren serbe Ceca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat