Eroll, at kujtohet kur Fadili ua tregoi prapanicën...!

Futboll

Eroll, at kujtohet kur Fadili ua tregoi prapanicën...!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:10
Eroll, at kujtohet kur Fadili ua tregoi prapanicën...!

Historia e vitit 1991 përkatësisht e muajt gusht, është një periudhë sa e trishtueshme aq edhe e krenarisë!

Image

Fadil Berisha

Një ish futbollist që nuk duhet ta harrojmë, duhet ta përmendin për trimërinë që kishte treguar atëkohë, sepse nuk ishte punë e lehtë t’i zhvishesh brekët dhe t’ua tregosh prapanicën pushtuesit serb!

Ishte Fadil Berisha, atëkohë futbollist i Prishtinës dhe në një moment kishte humbur durimin, e padurueshme se çfarë kërkonte ajo kryesi e asaj kohe, së bashku me sigurimin shtetëror serb, që të nënshkruajnë: i pranojnë apo jo masat e dhunshme të Serbisë! I pari që u ftua për të nënshkruar ka qenë Eroll Salihu, që e refuzoi kategorikisht, Arbnor Morina -  kapiten, e refuzoi kategorikisht dhe të gjithë shqiptarët, me përjashtim të njërit! Dhe aty, kur e thërrasin Berishën me nënshkruar, i heq brekët dhe në shenjë revolte ju tregon prapanicën sigurimit serb (kryesisë), duke iu bërë me shenjë, vetëm këtë mund të ma hani. Kështi i përçmojë sigurimin shtetëror serb.

Kjo ishte një trimëri e rrallë e Berishës sepse t’i kundërvihesh në at mënyrë sigurimit serb, vërtet ka qenë edhe e rrezikshme për vet jetën e tij. Erollit, Arbnorit etj. iu kujtohet fortë mirë ky gjest shembullor i Berishës ndaj pushtuesit serb, madje edhe Erolli ka qenë i kërcënuar me jetë!  

Eroll Salihu sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.  Erolli ka qenë me fat dhe ai e din se si i ka shpëtuar më të keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat