Shqiptari nga Kosova ndanë drejtësinë në takimin Bosnja-Italia

Futboll

Shqiptari nga Kosova ndanë drejtësinë në takimin Bosnja-Italia

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:28
Shqiptari nga Kosova ndanë drejtësinë në takimin Bosnja-Italia

Shqiptari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, ndanë drejtësinë në përballjen Bosnja e Hercegovina dhe Italia, në kuadër të xhiros së 8-të të grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.  

Ndeshja luhet në stadiumin në Zenicë, me 15 nëntor, në orën 20.45.

Gjyqtarët që ndajnë drejtësinë janë zviceranët, kryesor Sandro Scharer, anësor Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, si dhe gjyqtari i katërt Alain Bieri.

Bosnja është në vend të katërt me 10 pikë, kurse Italia udhëheq renditjen me 24 pikë apo me tetë fitore rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat