"Messin e adhurojmë. Në restorant nuk shoh nëse pjata vlen 40 apo 100 euro"

Futboll

"Messin e adhurojmë. Në restorant nuk shoh nëse pjata vlen 40 apo 100 euro"

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:29
Barcelona

Clément Lenglet është bërë një lojtar i rëndësishëm te Barcelona dhe po përpiqet të fitojë vend titullari edhe në kombëtaren franceze. Qendërmbrojtësi foli për jetën dhe përvojën e tij në skuadrën katalanase, në një intervistë me “L'Est Republicain”. 

Ish-futbollisti i Sevilla vlerësoi Messin, veçanërisht për aspektin njerëzor: "Ai është lojtari më i mirë në botë, por unë e konsideroj edhe një mik të dhomës së zhveshjes. Çdo ditë vepron aq thjeshtë, sa ju detyron ta shihni me admirim atë, si sillet kështu”. 

Sidoqoftë, intervista përqendrohet veçanërisht në aspektin personal të futbollistit të ri francez: "Unë nuk e kam ndryshuar stilin e jetës. Nuk kam qenë yll te Nancy dhe nuk jam ende. Mjedisi i futbollit ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Unë jam i qartë për vlerën e parave. Sigurisht, fitoj shumë dhe bëj një jetë të mirë. Kur shkoj në restorant, nëse dua një pjatë prej 40, ose 100 euro, nuk e shikoj çmimin. Pra, ia lejoj vetes disa gjëra. Blerja e një Ferrari? Është makinë e bukur, por nuk më tërheq më shumë se kaq, nuk më tundon për ta blerë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat