Kosovë-Angli, biletat në treg të zi me çmime marramendëse

Futboll

Kosovë-Angli, biletat në treg të zi me çmime marramendëse

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:40
Kosovë-Angli, biletat në treg të zi me çmime marramendëse

Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.

Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’. Insporti raportoi për parregullsitë e para në uebfaqen ku bëhet blerja online e biletave, ‘tiks app’.

Tashmë, uebfaqja është jashtë funksioni për shkak të interesimit të madh për të siguruar një biletë për këtë ndeshje.

Por, nëse nuk mund t’i siguroni në këtë uebfaqe, atëherë mund t’i siguroni në tregun e zi.

Në uebfaqen e njohur “merrjep.com” tashmë biletat për këtë ndeshje janë në shitje me çmime marramendëse.

Një biletë për këtë ndeshje në tregun e zi tashmë ka kapur çmimin prej 1000 eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat