Morata rrëfen makthin: Nuk doja të dilja as nga shtëpia!

Futboll

Morata rrëfen makthin: Nuk doja të dilja as nga shtëpia!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:39
Alvaro Morata

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, në një intervistë dhënë për “El Chiringuito”, ka folur ndër të tjera edhe për periudhën e tij të vështirë të kaluar në Angli, te Chelsea.

“Nuk doja as të dilja nga shtëpia. Madje mendova të shkoja aq larg sa të mos kisha më presionin për të fituar çdo të dielë, e për të mos jetuar më futbollin në maksimumin e përqendrimit”.

“Nuk kisha dëshirë të flisja me asnjë, apo që të takoja njerëz. Mendoja vetëm për Kupën e Botës, por bëhej fjalë për një mendim që në vend që të më dhuronte kënaqësi, ishte saktësisht e kundërta”, deklaroi Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat