PSG nuk do të heqë dorë nga Vinicius Junior.
Braziliani nuk po kalon një moment të mirë "Santiago Bernabeu", pasi ka humbur vendin e titullarit ndaj bashkëkombasit të tij Rodrygo. Sulmuesi i krahut ka mbetur dhe jashtë listës së Zidane në disa ndeshje duke mos ndihmuar skuadrën e tij dhe nuk ka marrë minuta.
Drejtori sportiv Leonardo do të shfrytëzojë momentin e keq të 19-vjeçarit për ta bindur që të ndryshojë skuadër. Vinicius ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar dhe 5 të tjera është futur si zëvendësues. Shumë pak për një lojtar me pritshmëritë e tij.
Konkurrenca e madhe ka ndikuar në lidhje me situatën e tij.